1 mijë e 528 të vdekur, 6 mijë e 814 raste aktive me Covid-19

 

Që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë 1 mijë e 528 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 6 mijë e 814 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona, janë konfirmuar edhe 234 raste të reja, ndërsa janë shëruar edhe 209 persona.

Sipas IKSHPK-së numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440 raste, numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./21Media

209 TË SHËRUAR DHE 234 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, February 9, 2021

 

Back to top button