1 mijë e 558 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

 

1 mijë e 558 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë që nga pranvera e vitit të kaluar.

Për 11 muaj në Kosovë u regjisruan 65 mijë e 350 raste poztive me Covid-19 nga   277 mijë e 356 mostra të testuara

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe kohore u shëruan 56 mijë e 974 persona.

Është bërë gati një vit që kur Kosova po përmballet me pandeminë e koronavirusit,  aktualisht në vend janë të regjistruar 6 mijë e 818 persona që aktiv me Covid-19. Në  raprton e fundit të publikuar nga IKSHPK-ja janë raportuar edhe 285 raste të reja pozitive nga 3 mijë e 196 mostra të tëstuara, pesë raste të vdekjes dhe 319 të shëruar./21Media

Back to top button