Qeriqi dhe 10 veteranë tjerë të UÇK- së sot para Gjykatës

 

Xhevdet Qeriqi bashkë me 10 veteranë tjerë të UÇK- së do të paraqiten sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Qeriqi përmes një postimi në rrjetet sociale.Senaca pritet të mbahet në ora 9:30. Qeriqi dhe 10 të tjerët akuzohen për organizimin e protestës së veteranëve e cila ishte e mbajtur në gusht të vitit 2015.

Pjesë e Aktakuzës, jemi Njëmbëdhjetë, Veteran dhe Invalid të UÇK- së. Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e Protestestës të Veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ligjore për kategoritë e luftës të UÇK-së. Pra saktesisht bëhet fjalë për Protestën e Gushtit të vitit 2015.”, ka njoftuar ndër tjerash Qeriqi./21Media

Back to top button