1 mijë e 754 raste aktive me COVID-19

 

 

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën rastet e para të të infektuarve ka shkuar në 15 mijë e 270.

Nga të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKP), rezulton që 1 mijë e 754 rate aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Ndërsa, 12 mijë e 900 persona arritën që ta mposhtin virusin korona. Mirëpo janë edhe 616 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 62 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 17 raste, Komuna e Prizrenit 14 raste, Komuna e Gjilanit 8 raste, Komuna e Pejës 8 raste, Komuna e Vushtrrisë 6 raste, Komuna e Drenasit 2 raste, Komuna e Suharekës 2 raste, Komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovës, Junik dhe Malishevë.

Back to top button