1 mijë e 837 raste të reja dhe 24 viktima nga koronavirusi në Maqedoni

 
Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar të dhënat e fundit për gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Për 24 orë janë realizuar 6 mijë e 647 testime prej të cilave 1 mijë e 837 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Nga rastet e reja pozitive, 246 persona janë infektuar për të dytën herë.
Betejën me virusin e kanë fituar 85 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 24 pacientë.
Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 18.909./21Media

Back to top button