1 mijë e 853 raste aktive me COVID-19

 

615 persona në Kosovë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Ndërsa, nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, numri i rasteve pozitive me këtë virus ka shkuar në 15 mijë e 142 raste.

Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), tregohet se deri më tani 12 mijë e 674 persona janë shëruar nga virusi korona.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 79 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 104, kurse është raportuar për dy raste të vdekjes.

E numri i rasteve aktive është 1 mijë e 853 raste.

Derisa kanë publikuar të dhënat, IKSHPK ka shkruar se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies në javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik. “Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skënderaj dhe Suharekë./21Media

Back to top button