90 balena ngordhin pas një bllokimi masiv

 

Të paktën një e treta e 270 balenave të bllokuara në brigjet e Tasmanisë australiane kanë ngordhur.

Bllokimi masiv në bregun perëndimor të ishullit u zbulua të hënën.

Biologët detarë po përpiqen të shpëtojnë balenat e mbetura në një operacion të ndërlikuar që mund të zgjasë me ditë, transmeton rtv21.tv.

Ende është e panjohur se çfarë i tërhoqi balenat në breg. Plazhet e balenave janë të zakonshme në rajon, por me këto përmasa nuk është parë në më shumë se një dekadë.

Tasmania për herë të fundit regjistroi një bllokim masiv të balenave në vitin 2009 ku përfshiheshin rreth 200 balena./21Media

Back to top button