1 mijë e 880 raste aktive me COVID-19

 

15 mijë e 63 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektimit me COVID-19.

Derisa 12 mijë e 570 qytetarë arritën të shërohen nga ky virus, janë 613 të tjerë që kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Kurse numri i aktiv i rasteve me COVID-19 është 1 mijë e 880, kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shënuar 61 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 119 të tjerë.

Sërish Prishtina kryeson me numrin me të madh të të infektuarve.

Nga komuna Prishtinës 19 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilan 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna Istogut 3 raste, komuna e Deçanit 2 raste, dhe me nga një rast komuna e Drenasit, Malishevës, Obiliqit, Podujevës, Skënderajt dhe Suharekës./21Media

Back to top button