Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot nga ora 13:00 për të vazhduar seancën plenare, të ndërprerë më 18 shtator.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës është vendosur të mbahet me pajtimin e shefave të grupeve parlamentare.

Seanca e 18 shtatorit për raportimin e ministrit Agim Veliu për gjendjen e sigurisë në Karaçevë ka zgjatur rreth 5 orë, ku pati përplasje ndërmjet deputetëve të VV-së me ministrin Veliu.

Në fund të seancës u hodh në votim edhe projektligji për rimëkëmbje ekonomike të propozuar nga PDK-ja, por që nuk pati kuorum./21Media

Back to top button