1 muaj paraburgim kundër të pandehurit M.A për “Dhunë në familje”

 

Gjykata Themelore në Prishtinë sot informoi se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit kundër M.A, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Sipas Gjykatës, të pandehurit M.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri M.A mund të përsëris veprën penale, ku i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – ish bashkëshortes së tij.”, bëri të ditur gjykata.

Pala ka të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media

Back to top button