1 muaj paraburgim për shoferin e autobusit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Kroaci

Drejtuesit të autobusit që dyshohet se e ka shkaktuar të dielën aksidentin në Kroaci, sot nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, për shkak të rrezikut të arratisjes.
“Gjyqtari hetues urdhëroi paraburgimin, dmth paraburgimin për një muaj, për shkak të mundësisë së mundshme të largimit nga Republika e Kroacisë, pra arratisjes. Ai tani do të dërgohet në burg.”, ka deklaruar Zëvendës i Avokatit të Shtetit të Qarkut, Franjo Kopunić.
“Në asnjë moment ai nuk më tha se ishte në gjumë”, ka deklaruar Igor Cisper, avokati i shoferit, shkruan index.hr
Ndryshe, një autobus nga Kosova është aksidentuar të dielën në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë, ku kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 kanë marrë lëndime më të rënda.
Në nder të 10 personave të vdekur në aksident, në Prishtinë të dielën në mbrëmje janë ndezur qirinj, ndërsa dita e hënë është shpallur ditë zie./21Media

Back to top button