1 shtatori gjenë nxënësit me sfida të reja

(Lajm i përditësuar)


Osmani uron vitin e ri shkollor: Le ta sjellim në vëmendje se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Me mendje të hapura për dije dhe zemra të mbushura me emocione, nxënësit tanë po e nisin këtë vit të ri shkollor, i cili është një kapitull i ri, një mundësi për të mësuar diçka të re, për ta sfiduar veten dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes”, ka thënë Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se beteja për dije nuk përfundon kurrë.

“Ndërsa po nisni një vit të ri shkollor, le ta sjellim në vëmendje se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin. Beteja për dije nuk përfundon kurrë! Urime 1 shtatori! Sukseset e shënofshin çdo ditë të këtij viti shkollor!”, ka theksuar Presidentja Osmani.


Policia mobilizohet për fillimin e vitit të ri shkollor

Policia në rajonin e Gjilanit ka vendosur që ta shtojë praninë e zyrtarëve policorë në shkolla dhe përreth ambienteve të tyre me qëllim zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe sigurinë në trafik afër shkollave.

Policia e ka emëruar këtë plan “Siguria në shkolla”.

“Me këtë rast është planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë me qëllim parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal”, thuhet në njoftim.

Po ashtu janë përcaktuar masa për implementim të projekteve dhe fushatave vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.

Në arsimin paruniversitar të Kosovës sot fillon viti shkollor 2023/24.

Një ditë para nisjes së procesit mësimor, interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me tekste shkollore për fëmijët e tyre ishte i lartë.

Çështja e furnizimit të nxënësve me tekstet shkollore këtë vit ka ngjallur reagime e telashe të shumta, pas vendimit të MASHTI-t që mjetet për blerjen e teksteve tu barten në llogaritë e prindërve.


Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar nxënësit, mësuesit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale Nagavci thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin  e vitit shkollor.

“Sot shkollat tona hapin dyertë për të mirëpritur fëmijët në ditën e parë të vitit të ri shkollor . Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë  në bahskëpunim dhe me komunat e shkollat kanë bërë t të gjithë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024. Si Ministri po punojmë cdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore e ligjore  dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve shk mësimore.Gjatë punës tonë në Ministri të Arsimit me vendosmëri po avancojmë politikat arsimore”, tha ajo.

“Vit të mbarë shkollor pëër të gjithë “, shtoi Nagavci


1 shtatori gjenë nxënësit me sfida të reja

Viti i ri shkollor po fillon me një problem të pazakontë, atë të sigurimit të librave dhe materialeve shkollore, të cilat prindërit u detyruan ti sigurojnë vetë për fëmijët e tyre.
Situatë më e vështirë është paraqitur në disa komuna të Kosovës në të cilat, madje mungojnë edhe librarit. Me një problem të tillë po përballet Komuna e Klinës, e cila po planifikon që vitin e ri shkollor ta nisë me libra të vjetër.

“…Me javë të tëra ne e shohim që nuk funksionon, unë kam pasur edhe shumë telefonata për shkak se duhet me i prit deri në orët e vona për me hy ne e-Kosova për të aplikuar, ku është koha që kanë me shkuar prindërit me i ble librat me ja u sjell, e premtja erdhi kështu që ne si drejtori e arsimit së bashku me drejtorët e shkollave kemi vendosur që ato librat që i kemi, po foli për librat e klasës së pestë, është mirë që kur vijnë nxënësit në shkollë edhe ende nuk kanë mundur të aplikojnë dhe me ia siguruar mjetet, është mirë që së paku ne në orën e mësimit me ia jap librat deri sa ata t’i blejnë ato me para të rimbursuara. Komuna e Klinës nuk ka librari, kemi pasur kontakte prej disa shtëpive botuese që janë në diskutim mpër të ofruar një lokacion, ku prindërit janë shumë afër dhe me i marrë librat. Tash është pikë diskutimi, unë mendoj që është shumë e nevojshme pa marrë parasysh rrethanat që i kemi…”

Sipas qytetarëve të Klinës, vendimi i Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore është një eksperiment i dëmshëm, për shkak se siç u shprehën, jo të gjithë kanë mundësinë e parapagimit.

Incizim: Bajrush Osmani, qytetar“…Shpenzime, nuk kemi me çka (t’i blejmë librat), punë jo, kurrgjë jo, asgjë jo, shteti duhet me organizuar me i ble librat e fëmijëve për shkollë se nuk kem na as librari të shkollës nuk këtu në Klinë, po kemi aplikuar po nuk kem mundësi me na i ble ata duhet me i ble vet…”

“…Nuk është vendim i mirë, për prindërit është e dëmshme duhet shteti me i siguruar jo prindi, qysh s’ka shpenzime kur i ka dy tre fëmijë ka shpenzime edhe mirë nuk din kah me ec, qysh s’duhet po nuk po duan…”

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, përveç problemit me tekstet shkollore, thotë se përgatitjet e tjera teknike për fillimin e vitit të ri shkollor në këtë komunë, janë bërë me kohë.

“…Përgatitjet teknike për të gjitha shkollat e Mitrovicës janë bërë, në materialin që ju e keni marrë do ta shihni që këtë vit, buxheti për investime kapitale në sektorin e arsimit është rritur më shumë se në 900 mijë euro, për dallim nga viti 2021 që ishte 130 mijë, ose viti 2022 që ishte diku 350 mijë euro. Vështirësi teknike, i kemi edhe tri deri katër ditë që të përmbyllim investimin në shkollën ‘Eqrem Qabej’ dhe nyjet sanitare në shkollën ‘Bislim Imeri’ në Kqik, përndryshe të gjitha përgatitjet, me staf akademik, me personel, i kemi të gatshëm që nesër të fillojnë vitin shkollor” .

Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë, ngreh shqetësimin për ikjen e nxënësve e po ashtu edhe të mësimdhënësve.

“…është pak jo një shtator i qetë, është shqetësuese lëvizja e numrit të nxënësve, vërehet një ranje në përgjithësi e numrit të nxënësve, e lëvizjes jashtë vendit, kërksat e mësimdhënësve për pushim pa pagesë edhe me lëvizë jashtë vendit, kjo pak është një drojë se ende nuk e dijmë cka do të ndodhë vitin e ardhshem. Mbetet pak shqetësuese furnizimi me libra, prej informatave që i kemi ende nuk janë pasijë të gjithë nxënësit me libra…”

Vetëm pak ditë para fillimit të vitit shkollor, Ministria e Arsimit, doli me vendimin për blerjen e librave nga prindërit, e pastaj subvencionimin e tyre.

ipas njoftimit nga MASHTI, mjetet për komensim, do të dalin në xhirollogari nga fillimi i javës së ardhshme./21Media

Back to top button