Kovaçevski: Do të jemi vendi i parë që do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian

Në vitin 2030 do të jemi vendi i parë që do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, tha kryeministri Kovaçevski në njoftimin optimist të tij. Ai shprehet i bindur se deklarata e Makronit se BE-ja duhet të merret me problemet e veta dhe jo me pranimin e anëtarëve të rinj, nuk është aspak në kundërshtim me deklaratën e Mishelit për zgjerimin e Bashkimit europian deri në vitin 2030. Makron foli për shpejtësinë, që të mos hyjnë të gjithë në BE menjëherë, tha Kovaçevski.

“Unë e udhëheq koalicionin europian që thotë se deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të bëhet anëtar i Bashkimit Europian. Sa i përket deklaratës së presidentit Makron, ajo nuk dallohet nga kjo deklaratë dhe as nga deklarata e tij e mëparshme, e cila thotë se në Bashkimin Europian aderimi bëhet sipas reformave që janë bërë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Janë të kota përpjekjet e Kovaçevskit për të mashtruar opinionin publik, presidenti i Francës Makron tha qartë se nevojiten reforma dhe jo fjalë boshe, komentoi VMRO-DPMNE.

“Takim liderësh, nëse ka diçka të re në lidhje me vazhdimin e integrimeve europiane, mund të mbahet në çdo kohë. Besoj se Maqedonia e Veriut, si shtet anëtar i NATO-s, përfaqëson vlerat dhe duhet t’i vlerësojë me anëtarësimin në Bashkimin Europian, para së gjithash për interesat e qytetarëve të saj. Dhe kjo është arsyeja se pse bisedimet do të vazhdojnë në të gjitha nivelet për të siguruar mbështetje për këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ndryshe, dje Qeveria e nisi fushatën “Ne jemi Europë” me qëllim që, siç tonë prej atje, të paraqesin më nga afër kuptimin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Back to top button