1 vikitmë nga Covid-19, 64 raste të reja

 

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar një rast i vdekjes. Bëhet fjalë për një person nga Gjilani i moshë 72 vjeçare.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.297 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 64 raste pozitive.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 409 persona nga Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.227 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.233 raste./21Media 
Back to top button