Kaloni te përmbajtja kryesore

LDK-ja mes dorëheqjeve dhe thirrjeve për unitet

Mes pakënaqësive të shuma brenda partiake, LDK-ja pësoi edhe një dorëheqje nga një pozitë e lartë. Ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në këtë komunë për shkak të siç tha rezultatit dobët në zgjedhjet e 7 qershorit.

Vetë Osmani nuk pati ndonjë reagim për dorëheqjen e tij por detaje për të dha anëtari i kryesisë së degës së partisë në Fushë Kosovë Ali Topalli.

Sipas tij, kjo degë kërkon që LDK-ja të reformohet.

“Rezultati i dobët zgjedhor është arsyeja.. nuk k atë bëjë me ato përçarjet e brendshme…. dega e LDK-së në Fushë Kosovë e ka qëndrimin saj ajo kërkon që të mbahen zgjedhjet në të gjitha nivelet e LDK-së. Besnik Osmani është dhe do të jetë në LDK…”, deklaroi Topalli për rtv21

Dorëheqja e Osmanit nga dega e LDK-së në Fushë Kosovë erdhi vetëm pak ditë pasi disa degë të kësaj partie kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Partisë Lumri Abdixhiku si pasojë e pakënaqësive me rezultatin zgjedhor.

I pyetur për situatën në parti, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se LDK-ja duhet të vazhdojë të qëndrojë e bashkuar për të mirën e vendit.

“LDK ka qenë bashkë, është bashkë dhe duhet me vazhdu bashkë. S’është për një person, as për mu as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit, me e mbrojtë demokracinë në këtë vend, me e luftu autokracinë. Këto janë temat, nuk është a është ky a është ai”.

Ndërkohë në qarqe të ndryshme qarkulluan informacione jo zyrtare se delegatët e Kuvendit të partisë po mbledhin nënshkrimet me synim thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm ku në rend dite mund të përfshihej edhe kërkesa për votë mosbesimi ndaj kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku. Mirëpo një gjë e tillë deri më tani nuk është konfirmuar nga partia.

Bazuar në zhvillimet e fundit, ish-kandidati i LDK-së për deputet, Jeton Kelmendi thotë se Abdixhiku do të duhej të shkarkohej nga Këshilli i përgjithshëm i LDK-së.

“Këshilli i përgjithshëm duhet ta shkarkojë Abdixhikun dhe të shkohet në zgjedhje partiak dhe LDK-nuk duhet të futet ën asnjë lloj kombinacioni për formimin e qeverisë pavarësisht apetiteve për pushtet LDK thjesht duhet të reformohet dhe të shkohet në zgjedhje..”, tha Kelmendi për rtv21

Pas kërkesave për dorëheqjen e tij, ditë më parë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka bërë thirrje për durim dhe unitet brenda partisë derisa i është përgjigjur me të njëjtën kërkesë drejtuesve të degëve në Lipjan e Pejë. Një nuëmr anëtarësh në këtë parti kishin shfaqur pakënaqësi edhe për bashkimin e LDK-së me Vjosa Osmanin./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button