1 viktimë dhe 275 raste të reja me Covid-19 në Kroaci

 

 

Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 275 raste të reja me Covid-19, ndërkohë një pacientë ka humbur betejën me këtë sëmundje.

Sipas Ministrisë, në gjithë Kroacinë aktualisht janë 2 mijë e 203 raste aktive, e prej tyre 155 janë të hospitalizuar. Gjendja e 12 pacientëve është më e rënduar.

Deri më tash, në Kroaci janë shënuar 8 mijë e 175 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 171 pacientë.

Back to top button