Sot janë regjistruar  dy raste të reja me Covid-19 në Komunën e Malishevës.

Rastet e reja, sipas njoftimit të komunës, janë nga fshatrat Carrallukë dhe Kërvasari.

Nga 14 marsi, e deri më sot, në këtë komunë janë regjistruar 186 raste me Covid-19, prej tyre 143 janë shëruar, aktiv janë 27 raste, ndërsa 16 persona kanë vdekur.

Shtabi Komunal Emergjent në Malishevë, kërkon nga institucionet përgjegjëse, duke filluar nga Kryeministri i vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha organet tjera përgjegjëse, që ta rishikojnë vendimin për trajtimin shëndetësor të personave me COVID-19, në spitalet rajonale, sepse nga fillimi i trajtimit të rasteve në spitale rajonale, është rritur në shkallë të lartë vdekshmëria e personave të prekur me virusin korona“, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.