1 viktimë dhe 41 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, një qytetar ka humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.
Ndërsa nga 2 mijë e 777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160 mijë e 279.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 737.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 8 mijë e 637 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 397 mijë e 224 doza të vaksinës.
Deri më sot 579 mijë e 622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button