1 viktimë dhe 6 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 2 mijë e 325 testime të kryera janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Ndërsa betejën me COVID-19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 431 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive./21Media

Back to top button