1 viktimë dhe prapë mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e covid-19 ka vdekur një person. Në bazë të dhënave sot janë regjistruar edhe 2 mijë e 708 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Rastet e reja kanë dalur pas testimit të 10 mijë e 833 mostrave. Numër i lartë i rasteve të reja janë regjistruar edhe dje, bëhet fjalë për 2 mijë e 50 raste.

Sa i përket vaksinimit në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës. Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse, deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media 
Back to top button