Festë në familjen Llalloshi

Djali i këngëtarit Milot Llalloshi, Priami sot feston ditëlindjen e pestë.
Më rastin e festës së ditëlindjes, Miloti ka ndarë fotografi nga organizimi që është bërë në veçanti për Priamin.
Miq e kolegë e kanë uruar Milotin për ditëlindjen e Priamit.
Edhe mami Erxhina ka uruar të birin me fjalët më të ëmbla.
“Urime ditëlindjen dritë e shpirt. Të dua përjetë daluki jem”, ka shkruar Erxhina, ku ka ndarë një foto të Priamit me tortën e ditëlindjes.

Ndryshe, Miloti dhe Erxhina kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në prill të vitit 2016./21Media

Back to top button