1 viktimë e 19 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë si pasojë e Covid-19 dhe janë regjistruar 19 raste të reja të infektimit me koronavirus, nga 1.027 testime të bëra.
Gjatë të së njëjtës periudhë kohore janë dhënë 49 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.698 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.678 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërkaq, janë dhënë 100.224 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 555./21Media