1 viktimë nga COVID-19 në Shqipëri

 

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 103 testime të kryera.

Betejën me virusin e ka humbur një qytetar, 63-vjeçar nga Saranda. Kurse janë shëruar 38 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri janë konfirmuar 132 mijë e 384 raste, prej tyre 129 mijë e 702 janë shëruar, 230 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 2 mijë e 452 persona./21Media

Back to top button