Varrosen katër anëtarët e familjes Ramadani nga Shtimja

 

 

Katër anëtarët e familjes Ramadani nga Shtimja të cilët humbën jetën në një aksident trafiku, janë varrosur sot në varrezat e qytetit.

Pas ceremonisë së varrimit, familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident.

Policia e Kosovës dje ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt, ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve.

Sipas tyre, deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M ( M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt, nga Shtimja në drejtim të Ferizajt.

Viktimat e aksidentit janë: N.R  39 vjeçar – drejtues i automjetit, XH.R 60 vjeçare , S.R  32 vjeçare, Y.R 12 vjeçar.

Ndërsa vajza e mbijetuar po trajtohet në QKUK dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore./21Media

 

Back to top button