1 viktimë nga COVID-19 në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 170 testime të kryera.

Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.

Ndërkaq betejën me virusin e ka humbur një 61-vjeçar nga Prrenjasi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 129 mijë e 308.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri janë konfirmuar 132 mijë e 309 raste pozitive, prej tyre 129 mijë e 308 janë shëruar, 551 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2 mijë e 450 pacientë./21Media

Back to top button