1 vjet e gjysmë burgim për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.P., të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë.
Gjykata të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një vjet e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë prej 200 euro .
“I pandehuri akuzohet se gjatë muajit maj 2018 në Ferizaj me qëllim përvetësimi të pasurisë së luajtshme, me përdorimin e forcës, hap një vrimë të madhe në banesën  e fqinjës së tij N.E. deporton brenda ku pastaj përmes  kësaj banese deporton hap një vrimë tjetër dhe deporton në banesën e të dëmtuarit F.F. nga merr dy çanta të vogla  të dorës, të fimrës; Sfarovski, njëra ngjyrë e zezë e tjetra ngjyrë ari në vlerë prej 2000.00 euro, një orë dore në vlerë rreth  treqindepesëdhjetë dollar (350), një hekur për hekurosje të rrobave në vlerë prej dyzet (40) euro, rroba të ndryshme, si dhe ka tentuar që të marr edhe një TV, mirëpo pasi nuk ka arritur i njëjti është dëmtuar tërësisht, vlera e të cilit sillet rreth gjashtëqind (600) euro. I pandehuri po ashtu më 02.05.2018, në Ferizaj, së bashku me të miturin …, në banesën e të dëmtuarës N.E. me përdorimin e forcës, kanë thyer murin duke depërtuar në banesën e të dëmtuarës dhe kanë marrë 2 kufera, 3 tepiha, 5 palë perde të ndryshme, 40 bluza të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme për femra, 1 palë gjygyma, 10 palë sandale për gra, 1 fyell për fëmijë, 1 kitare, 1 pallto, 1 këmishë, 2 kutia të kozmetikës, 1 rrip, 1 kapëse (element kuzhinës), 1 palë vathë bizhuterie, 1 laps, 1 kaçavidë, 2 maica, 1 fustan, 1 palë trenerka, 1 palë pantallona, 2 copa shtof, 4 minifund për femra, 2 shami, 1 palë pantallona për fëmijë, 2 komplete për femra, 3 palë çizme për femra, 2 palë këpuca për femra, 1 tharëse të flokëve, 1 makinë për shpageta, 5 fletore të ndryshme, 3 tenxhere, 1 tepsi, 2 kullesa metalike, 1 palë doreza të plastikes, 2 qese me tela për larjen e enëve, 1 ombrell, me ç’rast të dëmtuarës, i ka shkaktuar dëm material”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./21Media

Back to top button