10 burra të armatosur hyjnë në shtëpinë e Loredanës, publikohen videot

 
Dhjetë burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e reperes Loredana Zefi dhe kanë vjedhur sende me vlerë.
Kështu ka njoftuar vet reperja përmes Instagramit. Ajo ka publikuar video ku shihen disa burra të armatosur duke hyrë në shtëpinë e saj.
“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe ekipës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke”, ka shkruar Loredana.
Loredana ka bërë të ditur se kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur rasti./21Media

Back to top button