10 foto ikonike të mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë, vdiq më 8 shtator. Ajo u ngjit në fron në vitin 1952 në moshën 25-vjeçare pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI.

Me kalimin e viteve, në shërbimin e saj 70-vjeçar, Mbretëresha pati momente ikonike që janë gdhendur në histori. Këto momente padyshim se gjenden edhe në fotografi. Më poshtë ju sjellim 10 foto ikonike të mbretëreshës Elizabeth II./21Media

Princesha Elizabeth dhe Princesha Margaret me një Corgi në 1941.

Mbretëresha Elizabeth II me djalin e saj Princ Eduard në Kështjellën Windsor në vitin 1965.

Mbretëresha Elizabeth II me Princin Philip dhe djemtë e tyre, Princin Eduard dhe Princin Andrew.

Mbretëresha Elizabeth II me bashkëshortin e saj, Princin Philip, Duka i Edinburgut, në Empire Theatre në Londër për premierën botërore të filmit, Dunkirk, më 20 mars 1958.

Kurorëzimi i Mbretëreshës Elizabeth në 1953.

Mbretëresha Elizabeth II me uniformë Guide për vajza në Parkun e Madh të Windsor, Angli.

Princesha Elizabeth me një fustan argjendi me një diademë diamanti dhe një gjerdan perla më 30 gusht 1949.

Mbretëresha Elizabeth II me Winston Churchill në Konferencën Ekonomike të Commonwealth në 1952. 

Mbretëresha Elizabeth II dhe Duka i Edinburgut largohen nga Dhoma e Asamblesë pasi Mbretëresha iu drejtua Parlamentit Kolonial të Bermudës, në Hamilton më 25 nëntor 1953.

Mbretëresha Elizabeth II, Princi Charles dhe Diana, Princesha e Uellsit, në ballkonin e Pallatit Buckingham në 1981.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button