10 minatorë mbesin të bllokuar nën tokë
Dhjetë minatorë janë bllokuar nën tokë për më shumë se tre ditë në Coahuila, Meksikë.
Më shumë se 300 ushtarë dhe personel tjetër i janë bashkuar përpjekjeve të shpëtimit, duke përfshirë gjashtë zhytës nga Forcat Speciale meksikane, transmeton rtv21.tv.
Miniera e qymyrit u hap në janar dhe nuk kishte “rekord ankesash për asnjë lloj anomalie”, sipas ministrisë së punës të vendit./21Media