10 pacientë në mjekim intensiv shkaku i COVID-19
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 181 pacientë, prej tyre 168 të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 136 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në mjekim intensiv janë 10 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive69 pacientë,
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive 7 pacientë,
Klinika e Pediatrisë 6 pacientë,
Klinika e Gjinekologjisë 14 pacientë,
Spitali i Prizrenit 14 pacientë,
Spitali i Gjilanit 16 pacientë,
Spitali i Pejës 13 pacientë,
Spitali i Gjakovës 19 pacientë,
Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë dhe
Spitali i Ferizajt, 13 pacientë./21Media