Vdiq 12 vjeçari pasi vetura që po drejtonte u përplas me një kamion
Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Irlandë, ku dyshohet se ai drejtonte makinën e prindërve të tij.
Makina u përplas me një kamion pranë fshatit Adare, County Limerick, pak para orës 02:00 me orën lokale të së premtes.
Djali ishte vetëm në makinë, transmeton rtv21.tv.
Mësohet se prindërit e viktimës janë polakë.
Shoferi i kamionit, një burrë rreth të 40-ve, nuk u lëndua, por është në gjendje shoku.
Policia irlandeze ka rrethuar vendin e ngjarjes, në N21 në Rineroe, për ekzaminim mjeko-ligjor.
Ata kanë bërë apel që të dalin dëshmitarët./21Media