10 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste pozitive me Covid-19, nga 806 testime.
Gjithashtu, brenda 24 orëve janë dhënë 64 doza të vaksinës kundër Covid-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.221 doza të vaksinës ndërkaq, deri më sot 822.041 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri sot janë dhënë 101.605 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.
Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 431./21Media

Back to top button