Të evakuuarit nga zona e fabrikës së çelikut mbërrijnë në Donetsk

Është raportuar se ministria ruse e mbrojtjes ka thënë që 46 civilë u evakuuan dje nga zonat e banuara përreth fabrikës së çelikut Azovstal, pjesa e fundit e qytetit të Mariupolit të kontrolluar nga forcat ukrainase.
Ata thanë se të evakuuarit ishin dërguar në fshatin Bezimenne, në lindje të Mariupol në rajonin e Donetsk.
Ushtarët ukrainas kanë thënë deri më tani vetëm se 20 persona janë larguar nga fabrika e çelikut.
Reuters raportoi se një grup prej rreth 40 personash, të cilët kanë ardhur nga zona afër Azovstal, kanë mbërritur në një qendër strehimi të përkohshëm në Bezimenne.
Imazhet nga agjencia e lajmeve tregojnë një grup që përfshin burra, gra dhe një fëmijë që mbërrijnë me autobus./21Media

Back to top button