10 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

 
Në 24 orët e fundit në Shqipëri, janë kryer 2 mijë e 193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 435 persona.
Janë 6 mijë e 268 pacientë aktivë me Covid-19 në Shqipëri.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 persona: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova.
Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168 mijë e 883 që nga fillimi i epidemisë.

Back to top button