10 të vdekur nga ortekët në Alpe
Situatë kritike
Këtë fundjavë 10 skiatorë kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është shpallur i humbur në alpet italiane, franceze, zvicerane dhe austriake ku ortekët kanë qenë të shumtë. Bilanci më i rëndë vjen nga Vale D’Aosta, në veriperëndim të Italisë, ku pesë persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre është zhdukur.
Ndërkohë, në stacionin e Courmayeurit, tre turistë janë gjetur të ngrirë në borë.
Në Bolzano, një djalë 18-vjeçar i zënë nga një ortek pranë kufirit italo-austriak është gjetur i aksfiksuar nën dëborë.
Gjithashtu, ka pasur viktima edhe në Zvicër, ku një ortek u ka marrë jetën dy personave.
Situata është më kritike në Itali, ku ortekët kanë bllokuar për disa kilometra një autostradë, duke shkaktuar trafik të jashtëzakonshëm.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?