Kërkesat për dorëheqje, Abdixhiku: Zgjedhjet e rregullta partiake janë vitin tjetër

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u deklarua rreth kërkesave të anëtarëve të këtij subjekti politik për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.
“Për ne, LDK-në, zgjedhjet e rregullta mbahen vitin tjetër dhe LDK ka pasur një Kuvend më 31 janar”, tha ai pas mbledhjes së LDK-së.
Më tej shtoi se këto çështje nuk i bëjnë mirë LDK-së.
“Do të dëshiroja që LDK-ja të merret sa më pak me çështje që i ndajnë, e kemi pasur një Kuvend dhe këto nuk i bëjnë mirë LDK-së”, tha Abdixhiku./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?