10-vjeçarja e lënduar nga shpërthimi i bombolës në Kçiq, pritet të transferohet në Suedi për trajtim

Në Mjekimin Intensiv Qendror të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar katër nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Kçiq i Madh i Mitrovicës së Jugut. Që të 4 janë në gjendje të rëndë.

Njëra nga viktimat, një dhjetë vjeçare sot do të niset për trajtim në Suedi. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, Agreta Gecaj-Gashi nga Mjekimi Intensiv në QKUK.

“4 prej të lënduarve nga djegia si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, janë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv Qendror. Qe të 4 janë në gjendje të rëndë”, tha Gecaj-Gashi.

Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur pasditen e së shtunës në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku si pasojë 14 persona kanë pësuar lëndime./21Media

Back to top button