100 biçikleta të reja kanë ardhur në Prishtinë, do të përdoren për transport publik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik, tashmë kanë ardhur dhe shpejt do të fillojnë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.

Rama ka shkruar në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt.

“Përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor”, tha Rama.

Back to top button