Kurti për raportin e DASH-it: Do duhej të lëvdohej Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i çuditur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.

Kurti ka thënë se DASH-i nuk ka cituar disa organizata që tregojnë progresin e Kosovës.

“Natyrisht që ka edhe kritika për ne, por nëse shikoni raportin e vitit 2019, sot Kosova ka progres të jashtëzakonshëm dhe ajo që mua më çudit është që në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk citohet për shembull Freedom House, nuk citohet Transparency International, dhe po të citoheshin, do të duhej të lëvdohej Kosova”, ka thënë Kurti në një intervistë për DW.

Tutje, Kurti ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ku tha se gjithçka duhet të jenë në përputhje me ligjshmërinë, kushtetutshmërinë, interesin publik dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve serbe.

Kurti ka pohuar Asociacionin si pjesë të marrëveshjeve të nënshkruara vite më pare dhe se Asociacioni bëhet “larg asaj që ka kërkuar Beogradi, si në Bosnjë, që tash edhe faktori ndërkombëtar, evropianët dhe amerikanët, natyrisht që e kundërshtojnë duke pasur parasysh se çfarë pasojash shkaktoi ajo në Bosnjë”.

Back to top button