100 thirrje në ditë në ndihmën e shpejtë. Prej nesër valë e nxehtë, temperaturat mbi 40 gradë

Prej nesër vendi do të hyjë në fazë portokalli, tregojnë informacionet e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike. Më e nxehtë do të jetë në rajonin jugor të Vardarit, gjegjësisht në Gjevgjeli dhe Dojran ku temperaturat do të arrijnë deri mbi 40 gradë. Në Shkup, temperaturat nën hije do të arrijnë deri në 38 gradë. Vala e nxehtësisë pritet të zgjasë deri të mërkurën e ardhshme.
Nga nesër dhe gjatë ditëve në vijim do të kemi temperatura mjaft të larta, mot stabil me diell që do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të lëvizin nga 32 deri në 40 gradë, ndërsa në ditët e ardhshme do të shënojnë rritje, tha Julijana Fidanoska-Mishkoska, meteorologe në DPHM.
Mirëdita, çfarë po ndodh? Çfarë halli keni? A kontaktuat mjekun amë? Dhe a u qetësua? Do t’ju lusja që sërish ta kontaktoni mjekun amë, ai e di terapinë që e jep ose le t’ju japë udhëzim dhe do të dëgjohemi përsëri.
Nga Ndihma e shpejtë me rekomandime të mos dilet pa nevojë nga ora 11 deri në 17, sidomos shtatzënat dhe personat me sëmundje kronike. Të konsumohen lëngje të paktën 2 litra në ditë, ushqim i lehtë, të mbani veshje të lehta, të mos pini pije alkoolike dhe lëngje të gazuara, kafe, dhe të mos dilni nga shtëpia të etur dhe të uritur. Rregullisht ta merrni terapinë e përshkruar. Thonë se kanë rritje të numrit të telefonatave, rreth 100 në ditë, ndërsa gjatë sezonit veror në dispozicion kanë vetëm 6 automjete gjatë ditës dhe 5 gjatë natës, po aq ekipe e mbulojnë territorin e Qytetit të Shkupit.
Pjesë e këtyre telefonatave janë për shkak të temperaturave të larta, çdo herë kanë ndikim ndaj më të moshuarve me sëmundje kronike. Në këto temperatura të larta theksohen simptomat dhe sëmundja e tyre zakonisht shkakton kolaps, rritje ose ulje të nivelit të sheqerit në gjak, ndërsa tensioni ulet, tha mjekja Marina Sotirova.
Deri në këtë moment ende nuk kemi përgjigje nga Qeveria nëse do të lirohen shtatzënat dhe qytetarët me sëmundje kronike derisa zgjat vala e nxehtë. Rreth 30 vullnetarë të Kryqit të kuq do të patrullojnë në rrugët më të frekuentuara në qytet, stacionet e autobusëve, tregjet, ambulantet, nga 21 deri më 28 gusht. Do të ndajnë shishe me ujë dhe do të matin tensionin e gjakut, ndërsa në raste urgjente do të sigurojnë edhe transport./TV21

Back to top button