Ngjarjet e datës 15 prill

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban konferencë urgjente për media lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordeve të RTK-së dhe KPM-së (para Kuvendit të Kosovës, ora 8:30)

Mbledhje e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit te RTK-së:

intervistimi i të propozuarve për këtë Bord (Vendi: N-303, ora 9:00)

Mbledhje e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion:

shqyrtimi në parim i Projektligjit për Energjinë Elektrike (Vendi C-203, ora 9:00)

Tryeza shkencore “Gjuha shqipe në arsimin parauniversitar, probleme dhe detyra” (salla e katit të epërm të Institutit Albanologjik, ora 10:00)

Mbledhje e Komisionit për Buxhet: shqyrtimi i Kornizës afatmesme të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitet 2027-2029; shqyrtimi i Raportit vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025; shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Avokatit të Popullit për vitin 2025 etj. (Vendi: Salla C-203, ora: 11:00)

Mbledhje e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit: intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Vendi: N-204, ora: 11:00)

Promovohen botimet e Institutit të Historisë “Ali Hadri” prill 20025- prill 2026 (Amfiteatri i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, ora 11:00)

Bienali ndërkombëtar i vizatimit (Galeria e Arteve në Ferizaj, 19:00)

Back to top button