100 vende të reja pune në QKUK për profesionistët shëndetësorë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka informuar sot se Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës.
Përmes konkursit të shpallur, sipas njoftimit, mundësi punësimi do të kenë 70 infermierë me diplomë bachelor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachelor, si dhe pesë laborantë mjekësorë me bachelor.
“Ftohen të gjithë të interesuarit/at që të aplikojnë nga data 29.03.2023, deri në dt. 05.04.2023. Kushtet për të aplikuar në konkursin e hapur mund ti gjeni në vegëzën e mëposhtme https://shskuk.rks-gov.net/DocumentsAndPublications/SinglePublication/17640?fbclid=IwAR0ukn1NHgd3BKThmz2MMTV_WZjT8FZTEsnv6X60UB4A7yKXhMwlM6D43w4“, bëhet e ditur në njoftim./21Media
 

Back to top button