1000 euro bursë vjetore për ata që regjistrojnë Gjuhën e Letërsinë Shqipe

Të rinjtë të cilët vendosin ta regjistrojnë programin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe në universitet, do të përfitojnë 1000 bursë.
Kështu ka njoftuar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai, ka ftuar të rinjtë që të aplikojnë dhe të jenë përfitues të kësaj burse.
“1000 euro bursë vjetore për studentët që zgjedhin të studiojnë në programin Gjuhë Shqipe ose në programin Letërsi Shqipe të Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve tashmë është i hapur. Ju ftojmë që të aplikoni në këto programe dhe të përfitoni bursën studentore.
Më shumë detaje mund të gjeni në vjegëzën në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,2971 “, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë se vitet e fundit ka rënë numri i të interesuarve për ta studiuar këto dy drejtime, vitin e kaluar në Letërsi shqipe kanë aplikuar vetëm gjashtë studentë derisa në Gjuhë shqipe 20 studentë./21Media