Burri apo fëmijët, kush i streson më shumë gratë? Ja çfarë thotë studimi…

Një analizë mbi jetën familjare tregon se shumë gra të martuara përballen me nivele më të larta stresi krahasuar me ato beqare, për shkak të përgjegjësive të shumta si puna, kujdesi për fëmijët dhe martesa.
Sipas disa studimeve, një pjesë e grave shprehen se bashkëshortët u shkaktojnë më shumë stres sesa fëmijët, jo për arsye si tradhtia apo dhuna, por për shkak të ndarjes së pabarabartë të përgjegjësive në familje.
Gratë shpesh merren më shumë me edukimin, disiplinën dhe kujdesin e përditshëm të fëmijëve, ndërsa burrat përfshihen më tepër në aktivitete argëtuese me ta, gjë që krijon shpesh role të ndryshme brenda familjes.
Ekspertët thonë se kjo situatë mund të sjellë lodhje, stres dhe konflikte në marrëdhënie, duke ndikuar edhe në raportet mes bashkëshortëve.
Ata sugjerojnë që detyrat familjare të ndahen më barabartë mes partnerëve, në mënyrë që të ulet stresi dhe të përmirësohet bashkëjetesa në familje.