101 pacientë me COVID-19 me oksigjenoterapi

Në klinikat e COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 149 pacientë, prej tyre 141 të konfirmuar me COVID-19, 7 negativë dhe një i pakonfirmuar.
Prej tyre 101 janë në okisgjenoterapi, kurse 13 pacientë janë në mjekim intensiv. Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 54 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 15 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vend janë 10 mijë e 800 raste aktive me koronavirus, e që më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës.
Dje u regjistruan edhe dy raste të vdekjes dhe 247 raste të reja me COVID-19./21Media

Back to top button