103 pacientë me oksigjenoterapi, 4 në gjendje të rënduar shëndetësore

 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot ka informuar se nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme është raportuar se janë në trajtim 150 pacientë, 62 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 103 me oksigjenoterapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika e Gjienkologjisë dhe Klinika e Pediatrisë kanë raportuar se nuk kanë asnjë pacientë në repartet e Covid-19.

Sipas njoftimit, në QKUK janë të shtrirë 95 pacientë, 32 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 69 me oksigjeno-terapi

“Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave. Klinika Infektive, 28 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 55 pacientë, 1 në gjendje të rënduar, 30 të konfirmuar pozitivë, 34 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme, Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitali i Pejës, 19 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë”, është bërë e ditur në njoftim.

Back to top button