Kaloni te përmbajtja kryesore

Komuna do t’i inspektojë bizneset kundër duhanit

 

Drejtoria e Inspektorateve në komunën e Prizrenit ka njoftuar se nesër, me rastin e Ditës Botërore Kundër Duhanit, do të organizojë inspektime në kuadër të respektimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe udhëzimit administrativ për mjediset pa tym duhani dhe vendosjen e shenjave për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat e mbyllura.

DI ka theksuar se ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e bizneseve dhe qytetarëve për respektimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button