Ivanov: Ta respektojmë dhe ruajmë Maqedoninë
Ivanov uron Pashkët
Dëshiroj që të gjithë të krishterëve t’ua uroj këtë ditë të madhe – Pashkët, dita kur simbolikisht jeta e fitoi vdekjen. Prandaj, t’i gëzohemi jetës, të gjitha të mirave dhe bukurive që na i sjell ajo, deklaroi sot presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili mori pjesë në liturgjinë me rastin e Pashkëve në Tempullin “Shën Klimenti i Ohrit”.
Siç tha Ivanov, në vitin kur shënojmë pesë dekada nga themelimi i Kishës ortodokse të Maqedonisë – Ipeshkvisë së Ohrit duhet t’i përkujtojmë të gjitha zakonet dhe traditat tona të cilat na kanë mundësuar të qëndrojmë ndër shekuj.
“Dëshiroj në këto ditë festive të përkujtojmë gjithë atë që është trashëgimi e jona, ta duam, respektojmë dhe t’i gëzohemi jetës, ta duam dhe respektojmë gjithë atë që e kemi, ta duam, respektojmë dhe ruajmë Republikën e Maqedonisë”, porositi Ivanov.
Në liturgji mori pjesë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, ndërsa mesazhin për Pashkët e lexoi kryeprifti, Dragi Kostadinovski./21Media