106 pacientë me oksigjenoterapi, 3 në gjendje të rëndë

 

Në SHSKUK dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 162 pacientë, ku 63 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 106 prej tyre janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë, 3 prej tyre në gjendje të rënduar, 32 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 77 me oksigjenoterapi

Klinika e Pulmologjisë ka 73 pacientë ndërsa Klinika Infektive, 28 pacientë. Sipas raportit në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 61 pacientë, ku 31 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 29 me oksigjenoterapi.

Spitali i Pejës ka 18 pacientë, i Prizrenit 8 pacientë, ai i Gjakovës 14 pacientë, i Gjilanit 9 pacientë, i Ferizajt 3 pacientë, i Mitrovicës 4 pacientë dhe ai i Vushtrrisë 5 pacientë./21Media 

Back to top button