Një muaj paraburgim për burrin që kanosi babain e tij

 

Gjykata Themelore në Prizren, sot  ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, ndaj të pandehurit A.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”kanosje”.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

”Me datën 29 maj, në orët e pasdites, në Prizren, saktësisht në banesën e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri A.P., seriozisht e kanosë të dëmtarin-viktimën e ndjeshme – babanë e tij, me fjalë vepra apo gjeste se do ti shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit tek i dëmtuari – babai i tij, në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri A.P., i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarit “kam me të vra ty dhe gjithë familjen dhe dil prej banesës, se kjo banesë është e imja”, ku më pas i dëmtuari nga frika del nga banesa që të qetësohet situata dhe mbas dy ore pasi kthehet në banesës, vëren se i pandehuri i kishte demoluar disa gjëra të shtëpisë, i pandehuri përsëri në vazhdimësi i drejtohet të dëmtuarit me fjalë ”do të vras,lirojë banesën”, ku i dëmtuari nga frika largohet nga banesa dhe lajmëron rastin në polici, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndërkaq, kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button